Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku një punëtor 59-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim gjatë punimeve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët e punës.
Sipas policisë, ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar.//eo//




