Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka nxjerrë një vendim për masa emergjente me qëllim rritjen e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës në Kosovë.
Sipas njoftimit, masat synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe adresimin e rreziqeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, ku ndodhin më shpesh aksidente.
Vendimi është pjesë e përpjekjeve institucionale për forcimin e mbikëqyrjes dhe rritjen e përgjegjësisë së punëdhënësve në zbatimin e standardeve të sigurisë në punë.




