Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, ka shprehur optimizëm se brenda afateve kushtetuese mund të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
Ai ka thënë për RTV21 se partitë politike duhet të angazhohen maksimalisht për të shmangur zgjedhjet dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Sipas tij, takimet mes subjekteve politike kanë për qëllim tejkalimin e krizës dhe arritjen e një konsensusi për kreun e shtetit.//eo//




