Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në New York në nderim të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e tij në emër të Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar Engelin si një mbështetës të palëkundur të shqiptarëve dhe të drejtës së tyre për liri e pavarësi.
Konjufca theksoi se kontributi i Engel ka qenë i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.//eo//




