Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për ndikimin që po ka pasiguria politike dhe ngërçi institucional në sektorin e ndërtimtarisë dhe ekonominë e vendit.
Sipas tyre, mungesa e stabilitetit po pengon realizimin e projekteve të rëndësishme, po ngadalëson investimet dhe po rrit pasigurinë për bizneset dhe investitorët.
Shoqata thekson se sektori i ndërtimit, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, po përballet me rënie të investimeve të huaja, rritje të kostove dhe presione inflacionare.
Në këtë drejtim, ata u bëjnë thirrje partive politike që të arrijnë një zgjidhje konsensuale dhe të shmangin zgjedhjet e parakohshme, duke u fokusuar në stabilitet dhe zhvillim ekonomik.




