Papa Leo XIV ka reaguar ndaj kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se nuk frikësohet nga administrata e tij dhe do të vazhdojë të flasë për paqe dhe pajtim.
Ai deklaroi për gazetarët gjatë udhëtimit drejt Algjerisë se mesazhet e tij nuk synojnë askënd personalisht, por kanë për qëllim nxitjen e dialogut dhe shmangien e konflikteve.
Reagimi vjen pas deklaratave të Trump, i cili kishte kritikuar qëndrimet e Papës lidhur me tensionet me Iranin dhe politikën e jashtme të SHBA-së.




