Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Doganaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Kaçanik, në bashkëpunim me Këshillin Organizues dhe me përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, kanë organizuar manifestim përkujtimor.
Pas ceremonisë, janë vendosur lule pranë lapidarit në vendin e rënies, si dhe janë bërë homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve.
Ngjarja përkujton 13 prillin e vitit 1999, kur forcat serbe rrethuan lagjen e Vatës dhe fshatin Sllatinë, duke kryer sulme me granata, plaçkitje dhe djegie të shtëpive, si dhe duke vrarë 13 civilë shqiptarë të paarmatosur.




