Nga 1 prilli 2026, aeroporti ka zbatuar procedura të reja që synojnë të përshpejtojnë dhe lehtësojnë procesin e udhëtimit për pasagjerët.
Udhëtarët mund të përdorin regjistrimin online dhe boarding pass-in në celular ose të printuar, duke shmangur radhët dhe duke kaluar më shpejt në kontroll, sidomos nëse nuk kanë bagazh për regjistrim.
Po ashtu, është vënë në dispozicion shërbimi i shpejtë për dorëzimin e bagazheve. Autoritetet apelojnë që të dhënat personale gjatë regjistrimit online të përputhen saktësisht me dokumentet e udhëtimit.
Pasagjerëve u rekomandohet të paraqiten në aeroport rreth 3 orë para nisjes dhe të respektojnë oraret e përcaktuara nga linjat ajrore për check-in dhe imbarkim.




