Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj anijeve iraniane që i afrohen bllokadës detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim të publikuar në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se çdo anije që shkel këtë bllokadë do të përballet me veprim të menjëhershëm ushtarak.
“Kujdes: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem që përdorim kundër tregtarëve të drogës në det”, ka shkruar ai.
Këto deklarata vijnë në një kohë tensionesh të rritura në rajonin strategjik të Gjirit, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme për transportin global të naftës.




