Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se të mërkurën, duke filluar nga ora 08:30, do të mbajë një konferencë urgjente për media para Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të shprehen shqetësime lidhur me proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të RTK-së dhe KPM-së.
Konferenca organizohet nga AGK në bashkëpunim me Lëvizjen FOL, Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), si dhe aktivisten Flutura Kusari.




