Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se përgjegjësia për një eventualitet të shkuarjes së vendit në zgjedhje i takon kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një intervistë televizive, ajo ka thënë se partia në pushtet, e cila sipas saj ka shumicë parlamentare, nuk po arrin të sigurojë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Çitaku ka theksuar se ekzistojnë mundësi për marrëveshje politike mes partive të tjera parlamentare, duke shtuar se fajtori për krizën eventuale institucionale nuk mund të kërkohet jashtë përgjegjësisë së shumicës në Kuvend.




