Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se vonesat në arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit tregojnë tendencë të partisë në pushtet për ta marrë edhe këtë pozitë.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është dashur të synojë një marrëveshje me opozitën për një çështje kaq të rëndësishme shtetërore.
Tahiri ka paralajmëruar edhe për pasojat e populizmit, duke theksuar se ai dëmton qytetarët dhe forcon pushtetin politik, ndërsa shtoi se mungesa e vendimeve të rëndësishme dhe vonesat në iniciativa ndërkombëtare mund të ndikojnë negativisht në raportet me aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara.




