Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, pritet të qëndrojë sot në Prishtinë, ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita vjen pas qëndrimit të tij në Beograd më 9 prill, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Gjatë takimeve, Sorensen ka diskutuar për ecurinë e dialogut dhe çështjet kryesore që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zhvillimet e fundit që ndikojnë në këtë proces.




