Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur në fshatin Drenoc, pasi një qytetar e ka hasur atë gjatë punimeve në një mur të vjetër.
Sipas raportit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin.
Më pas, njësitet për deminim të Forca e Sigurisë së Kosovës kanë intervenuar duke bërë shpërthimin e kontrolluar dhe të sigurt të mjetit.




