Kombëtarja U19 e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje minimale 0-1 ndaj Lituanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja u vendos në minutën e 77-të, kur Jokubaityte shënoi golin e fitores për Lituaninë.
Pavarësisht humbjes, Kosova mbetet në garë për promovim në Ligën A, duke grumbulluar tri pikë pas dy ndeshjeve dhe duke mbajtur golaverazh pozitiv 6:1.
Në renditje kryesojnë Ishujt Faroe me gjashtë pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta, para Lituanisë dhe Moldavisë.




