Analisti Edward P. Joseph ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë rrethanat aktuale dhe të pozicionohet si faktor stabiliteti në rajon.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai tha se sfidat e Aleksandar Vučić krijojnë mundësi për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Joseph i bëri thirrje Albin Kurti të bashkëpunojë me opozitën për zgjedhjen e presidentit dhe të shmangë zgjedhjet e reja, duke theksuar se kjo do të forconte mbështetjen nga Perëndimi.




