Politologu Melazim Koci ka vlerësuar se spekulimet për një rikthim të mundshëm të Vjosa Osmani në LDK duhet të merren me rezervë, pasi mund të sjellin pasoja serioze për partinë.
Sipas tij, një lëvizje e tillë rrezikon të shkaktojë përçarje të thellë brenda LDK-së, duke qenë se një pjesë e anëtarësisë e konsideron Osmanin përgjegjëse për rënien e partisë në vitin 2021.
Koci thekson se një rikthim i mundshëm mund të mbështetet edhe nga lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por paralajmëron se kjo do të thellonte krizën e brendshme dhe do të ngrinte pikëpyetje për parimet në politikën kosovare.
Ai përmend edhe opsione të tjera, si bashkimi me një listë të veçantë apo krijimi i një partie të re, por shton se të gjitha këto skenarë bartin rrezik për përçarje dhe paqartësi politike.




