Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës.
Masa është marrë në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë dhe është e pacaktuar në kohë. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunat kufitare dhe për kufizim të lëvizjes së bagëtive në zonat e brezit kufitar.
Fermerëve u është kërkuar të mbajnë tufat nën mbikëqyrje, të shmangin kontaktin me kafshë të tjera dhe të raportojnë menjëherë çdo shenjë të dyshimtë tek shërbimet veterinare.
AUV ka paralajmëruar edhe rritje të kontrolleve në pikat kufitare për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në Kosovë.




