Kryetari i MitrovicëS, Faton Peci, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mos japë informacion për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Deklaratat ai i bëri gjatë një aktiviteti përkujtimor në Mitrovicë, ku u nderuan 104 qytetarë shqiptarë të pagjetur nga lufta e fundit.
Në këtë aktivitet, të organizuar me Shoqatën e të Pagjeturve “Zëri i Prindërve”, u vendosën 104 karrige të zbrazëta dhe u përkujtuan viktimat me simbole dhe homazhe.
Peci bëri thirrje për drejtësi dhe theksoi se zbardhja e fatit të të pagjeturve mbetet një nga çështjet më të rënda të pasluftës në Kosovë.//EO//




