Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin e njehsorëve elektrikë, pas pretendimeve për manipulim.
Nga Prokuroria nuk janë dhënë detaje për fazën aktuale të hetimeve apo numrin e personave të intervistuar, por është konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Zëdhënësja Kaltrina Shala ka bërë të ditur se rasti është në trajtim dhe hetimet janë në zhvillim, ndërsa më shumë informacione pritet të publikohen në vijim.




