Gjykata Speciale e Kosovës ka vendosur të vazhdojë paraburgimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.
Në vendimin e fundit, paneli i gjyqtarëve ka vlerësuar se argumenti i Prokurorisë për rrezikun e arratisjes nuk është i mbështetur mjaftueshëm, duke theksuar se nuk është provuar një mundësi reale që Thaçi të largohet në rast lirimi.
Megjithatë, gjykata ka konstatuar se paraburgimi duhet të vazhdojë për shkak të rrezikut të pengimit të procedurave dhe mundësisë së kryerjes së veprave të tjera që mund të ndikojnë në procesin gjyqësor.




