Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Bruksel me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ku u diskutua forcimi i dialogut strategjik dhe zgjerimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO.
Gjatë bisedimeve, vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Kosovë dhe rolit të misionit të KFOR në garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Në takim u trajtuan gjithashtu projekte me rëndësi strategjike si Korridori VIII dhe zhvillimi i Porto Romanos, të cilat u theksuan si iniciativa që mbështeten nga Aleanca dhe që kanë ndikim rajonal.
Ministri Nufi theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të forcuar rolin e saj në NATO, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.//Sinjali//




