NP “Termokos” Sh.A. ka përmbyllur sot sezonin ngrohës 2025/2026, pas 191 ditësh furnizimi të pandërprerë me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë.
Sipas ndërmarrjes, sezoni është zhvilluar në përputhje me rregulloret e Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe parashikimet meteorologjike, duke nisur 8 ditë më herët se zakonisht dhe pa asnjë ndërprerje gjatë gjithë periudhës.
Gjatë këtij sezoni janë prodhuar mbi 338 mijë MWh energji termike, ndërsa mbi 60% e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta falë metodës së re të faturimit sipas konsumit.
Ndërmarrja njofton gjithashtu ulje të ndjeshme të ankesave dhe thotë se rezultatet janë arritur falë menaxhimit efikas dhe punës së stafit.
“Termokos” do të vazhdojë përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe projektet e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes.




