Bedri Hamza ka deklaruar se qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve të energjisë, ujit, naftës dhe ushqimeve, ndërsa pagat kanë mbetur të njëjta.
Ai theksoi se kjo situatë po krijon vështirësi të mëdha për familjet, të cilat, sipas tij, po bartin barrën kryesore të krizës ekonomike.
Hamza shtoi se qytetarët kanë nevojë për politika më mbrojtëse dhe një jetë më dinjitoze.




