Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka zhvilluar takim me drejtoreshën ekzekutive të Grupit të Bankës Botërore, Nathalie Francken, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 në Washington DC.
Në takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, u diskutua për zhvillimet në sektorin financiar, me fokus në rritjen e qasjes në financa dhe modernizimin e sistemit të pagesave.
Ismaili prezantoi reformat e ndërmarra nga BQK, përfshirë digjitalizimin e shërbimeve dhe edukimin financiar, ndërsa u vlerësua edhe bashkëpunimi në projekte si integrimi në SEPA dhe zhvillimi i sistemeve të pagesave të shpejta.
Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin ekonomik.//EO//




