Platforma për mbrojtjen nga diskriminimi ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian ka regjistruar 70 raste që nga lansimi i saj në vitin 2022, prej të cilave 35 janë trajtuar me sukses.
Këto të dhëna u prezantuan në raportin për periudhën 2022–2025, ku u theksua se pjesa tjetër e rasteve është ende në proces shqyrtimi.
Zyrtarët kanë vlerësuar progresin e arritur, por kanë theksuar se nevojitet më shumë angazhim për zbatimin e rekomandimeve dhe rritjen e raportimit të rasteve.
Nga shoqëria civile u bë thirrje që platforma të shfrytëzohet më shumë dhe të funksionojë si një mekanizëm efektiv për mbrojtjen nga diskriminimi.//EO//




