Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas vdekjes së një nxënësi të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”.
Ai e cilësoi lajmin si tronditës, duke shprehur dhimbje të madhe për humbjen e një jete të re në fillimet e saj.
Aliu u ka shprehur ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve dhe bashkëmoshatarëve, duke uruar që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.




