Në një tryezë të organizuar nga “Medica Gjakova” për zbatimin e qasjes së ndjeshme ndaj stresit dhe traumës në institucionet shëndetësore të Kosovës, ekspertët kanë kërkuar që kjo metodë të zgjerohet edhe në sektorë të tjerë.
Profesioni i shëndetësisë theksoi rëndësinë e trajnimeve ndërdisiplinare, duke propozuar që përveç stafit mjekësor të përfshihen edhe policia, punëtorët socialë, si dhe sistemi i drejtësisë.
Sipas tyre, qasja sensitive ndaj traumës ndihmon si viktimat ashtu edhe profesionistët në trajtimin më të duhur të rasteve.
Pjesëmarrësit vlerësuan trajnimet e zhvilluara nga “Medica Gjakova”, duke theksuar ndikimin e tyre në përmirësimin e qasjes profesionale dhe empatisë ndaj pacientëve.




