Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar në Kuvend sqarime nga Qeveria lidhur me rastin e Astrit Deharit, duke pyetur për ecurinë e hetimeve dhe zhvillimeve në këtë çështje.
Ajo kritikoi mungesën e informacioneve dhe progresit, duke rikujtuar se rasti ka qenë më parë një nga kauzat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje.




