Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar nevojën për unitet dhe vendimmarrje të guximshme nga liderët evropianë përballë sfidave gjeopolitike.
Në një panel me temën “Ku përfundon Evropa, vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike”, ai tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të shihet si periferi, por si pjesë integrale e Evropës.
Kurti theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është domosdoshmëri për forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë afatgjatë të rajonit.
Ai paralajmëroi se vonesat në procesin e integrimit evropian mund të krijojnë hapësirë për ndikime të jashtme dhe rreziqe gjeopolitike, duke bërë thirrje për përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së.




