Kuvendi i Kosovës ka miratuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza.
Vendimi u votua me 89 vota pro, pa vota kundër dhe pa abstenim.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se pjesëmarrja e FSK-së në misione ndërkombëtare forcon besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe konfirmon rolin e Kosovës si kontribuese në paqe dhe siguri.
Sipas tij, angazhimi i FSK-së bëhet në kuadër të forcës ndërkombëtare stabilizuese dhe synon mbështetjen e përpjekjeve për stabilizimin e situatës dhe përfundimin e konfliktit në Gaza.




