Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i është rritur vlera e aksioneve në kompaninë “Tesla”, ndërsa ka pësuar rënie në “Netflix”, sipas deklarimit të fundit të pasurisë.
Aksionet në “Tesla” kanë arritur në rreth 46 mijë euro, nga 39 mijë euro sa ishin një vit më parë. Ndërkohë, vlera e aksioneve në “Netflix” ka rënë nga rreth 17 mijë në 16 mijë euro.
Murati ka deklaruar se posedon aksione edhe në kompani të tjera ndërkombëtare, përfshirë “Allianz” dhe “Volkswagen”.




