Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se organizata i ka dërguar kërkesa Kryeministrit Albin Kurti dhe u.d. të Presidentes Albulena Haxhiu për hartimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Ai tha se që nga dërgimi i kërkesës nuk kanë marrë përgjigje dhe as ftesë për takim nga institucionet.
Syla paralajmëroi se nëse nuk ka reagim nga Qeveria dhe Kuvendi, OVL e UÇK-së do të organizojë protesta për realizimin e kërkesave të tyre.





