Irani ka rihapur zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, në kuadër të armëpushimit të shpallur së fundmi.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bëri të ditur se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet i vlefshëm deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.
Sipas tij, kalimi i anijeve do të zhvillohet sipas korridoreve të koordinuara nga autoritetet detare iraniane, duke rikthyer përkohësisht normalitetin në një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale.




