Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka kërkuar ndërhyrje urgjente në segmentin e autostradës “Ibrahim Rugova” mes Prizrenit dhe Suharekës, ku prej kohësh ka rrëshqitje të dheut dhe qarkullimi është kufizuar.
Ai tha se në këtë pjesë kanë ndodhur edhe aksidente me fatalitet, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese dhe të rrezikshme për qytetarët.
Gashi kritikoi vonesat në sanimin e problemit dhe kërkoi plan konkret për rehabilitimin e segmentit, ndërsa paralajmëroi edhe përgjegjësi nëse nuk ndërhyhet me kohë.
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, tha se rasti është shqetësim serioz dhe se kanë nisur procedurat për hartimin e projektit për sanimin e rrëshqitjeve në këtë autostradë.




