Policia e Kosovës ka sekuestruar mallra të kontrabanduara dhe ka arrestuar një person të dyshuar për “kalim të paautorizuar të vijës kufitare”.
Rasti ka ndodhur më 16 prill 2026 rreth orës 20:05, në një rrugë ilegale ndërmjet fshatrave Beluqe–Rvatska në Leposaviq, ku njësitë policore kanë ndaluar një automjet të drejtuar nga një i dyshuar.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 760 shishe pije alkoolike (birra), si dhe produkte të tjera të ndryshme.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për kalim të paautorizuar të kufirit, ndërsa automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejshme nga Dogana e Kosovës.
I dyshuari është liruar pas intervistimit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.




