Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Ermal Nufi në selinë e KFOR-it në Camp Film City.
Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale e sigurisë në Kosovë, aktivitetet e KFOR-it dhe prioritetet e ardhshme të misionit. Gjeneralmajor Ulutaş vlerësoi gjithashtu kontributin shumëvjeçar të Shqipërisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.




