Ushtria izraelite ka krijuar një zonë të re operacionale në jug të Libanit, të cilën e ka quajtur “vijat e verdha”, duke ndaluar rikthimin e banorëve në disa fshatra të kësaj zone.
Sipas raportimeve, kjo qasje ngjan me strategjitë e përdorura më herët në Gaza dhe ka për qëllim goditjen e infrastrukturës së Hezbollahut.
Forcat izraelite thuhet se po vazhdojnë operacionet edhe gjatë periudhës së armëpushimit, ndërsa u kanë bërë thirrje luftëtarëve që të dorëzohen.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta kundër Hezbollahut nuk ka përfunduar, pavarësisht armëpushimit të shpallur pas ndërmjetësimeve ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, raportimet flasin për sulme të vazhdueshme në disa zona jugore të Libanit, ndërsa autoritetet libaneze pretendojnë se nuk ka pasur shkelje nga Hezbollahu që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.//Sinjali//




