Dronët ukrainas kanë goditur disa objekte energjetike në Rusi gjatë natës, përfshirë dy rafineri në rajonin e Samarës dhe një port në Detin Baltik që përdoret për eksportin e produkteve të naftës, kanë bërë të ditur autoritetet ruse dhe përfaqësues të ushtrisë ukrainase.
Sipas guvernatorëve lokalë rusë, në rajonin e Leningradit është raportuar zjarr në portin Vysotsk, ku ndodhet një terminal i kompanisë Lukoil, i cili më pas është shuar.
Ndërkohë, përfaqësuesi i forcave ukrainase të dronëve ka konfirmuar se janë goditur edhe rafineritë në qytetet Novokuibyshevsk dhe Syzran, të cilat më herët janë shënjestruar disa herë gjatë luftës.
Autoritetet ruse kanë raportuar dëme në objekte industriale, pa dhënë detaje të plota për natyrën e tyre.
Nga pala ukrainase thuhet se sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi kanë ndikuar në uljen e prodhimit dhe eksportit ditor të naftës.//Sinjali//




