Në Parlamenti Evropian në Bruksel u mbajt Plenumi Parlamentar i Energy Community, ku Kosova, si kryesuese e radhës, u përfaqësua nga Rozeta Hajdari. Ajo bashkëkryesoi punimet me Borys Budka, ndërsa në fokus ishte integrimi në tregjet energjetike të BE-së dhe diversifikimi i burimeve.
Gjatë Plenumit, ku folën edhe Dan Jørgensen dhe Artur Lorkowski, u theksua nevoja për reforma dhe mbështetje politike për sigurinë energjetike. Hajdari nënvizoi se Kosova po avancon në harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane, duke synuar integrim të qëndrueshëm në tregun energjetik të BE-së.




