Në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u vlerësua se procesi i brendshëm zgjedhor po zhvillohet sipas planifikimit dhe me përfshirje të gjerë të strukturave.
Procesi në nivel dege pritet të përfundojë më 10 maj, ndërsa Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor do të mbahet më 24 maj, ku do të zgjidhen udhëheqja e re e partisë.
Në takim u diskutua edhe situata politike në vend, ku u theksua se mungesa e rezultateve në qeverisje dhe e një agjende të qartë zhvillimore po e çon vendin drejt mundësisë së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.




