Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, në kuadër të aksionit “Stop Drogave”.
Sipas Policisë së Kryeqytetit, gjatë tri ditëve të fundit janë zhvilluar disa aktivitete operative kundër narkotikëve, që kanë rezultuar me hapjen e shtatë rasteve penale në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Gjatë operacioneve janë sekuestruar sasi të ndryshme të dyshuara si marihuanë dhe kokainë.




