Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, së bashku me partnerët zbatues, kanë ndarë 40 bursa të reja për studime Master përmes programit “Young Cell Scheme”.
Përfituesit do të studiojnë në universitete të BE-së në fusha të ndryshme, ndërsa pas përfundimit të studimeve do të angazhohen për tre vjet në shërbimin civil të Kosovës.
Programi synon forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale në vend.//EO//




