Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin “Capat–Sekiraqa”, që lidhet me një përplasje të armatosur ku kishte mbetur i vrarë P.G., për shkak se ende nuk është përfunduar ekspertiza psikiatrike për të akuzuarin Valdrin Ademi.
Gjykatësja e rastit, Fatime Dermaku, bëri të ditur se Instituti i Psikiatrisë Forenzike nuk e ka përfunduar ende raportin, ndaj nuk mund të vlerësohet gjendja mendore dhe aftësia e të akuzuarit për t’u gjykuar.
Seanca e radhës do të caktohet pas dorëzimit të ekspertizës, e cila pritet të përfundojë brenda dy javësh./EO/




