Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 20 prill 2026 është realizuar ekstradimi nga Gjermania në Kosovë i një shtetasi kosovar, i kërkuar me letër rreshtimi ndërkombëtar.
Sipas Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “grabitje”.
Ekstradimi është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.




