Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar me 6 vota për amendamentet e Grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se projektligji trajton tri çështje kryesore: ridefinimin e shoqatave të kontabilitetit, raportimin digjital të pasqyrave financiare dhe rregullimin e masave disiplinore për audituesit.
Ndërkohë, kryetari i komisionit, Enver Haliti, prezantoi dhe hodhi në votim amendamentet teknike të projektligjit, të cilat u miratuan pa kundërshtime.




