Trajneri portugez Jose Mourinho ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit te Real Madridi, ndonëse aktualisht është nën kontratë me Benficën deri në vitin 2027.
Sipas mediave iberike, Mourinho nuk ka kontakte zyrtare me klubin spanjoll, por do ta konsideronte një ofertë të mundshme nga “Los Blancos” në të ardhmen.
Në këtë fazë, ai mbetet i fokusuar te Benfica, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur.




