Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar pas mosarritjes së një marrëveshjeje ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e presidentit.
Ai theksoi se PDK-ja e ka kuptuar me kohë, siç u shpreh ai, qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti. Sipas Mustafës, Kurti synon të kontrollojë sa më shumë institucione shtetërore dhe nuk është i fokusuar në ndërtimin e konsensusit politik.
Mustafa shtoi se për këtë arsye PDK nuk ka pranuar të përfshihet në diskutime që, sipas tij, lidhen me kalkulime politike për emrin e presidentit.




