Në Gjykata Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës për rastin e sulmit në Banjskë, ku pritet të jepen fjalët përfundimtare të mbrojtjes për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Të akuzuarit përballen me akuza për përfshirje në sulmin e shtatorit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në seancën e kaluar, prokurori Naim Abazi kishte kërkuar burgim të përjetshëm, duke theksuar se ekzistojnë prova se të akuzuarit kishin dijeni dhe rol në sulm, i cili sipas tij kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.




