Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në Rregulloren Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve, duke mundësuar zgjatjen e afatit të strehimit elementar për personat me mbrojtje ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ndryshimi vjen për shkak të vështirësive të integrimit edhe pas afatit aktual dyvjeçar. Sipas tij, një numër i konsiderueshëm i këtyre personave nuk arrijnë të integrohen plotësisht brenda kësaj periudhe.
Me këtë plotësim, personave me status refugjati, mbrojtje plotësuese dhe mbrojtje të përkohshme do t’u mundësohet strehim përtej afatit prej dy vitesh.




